Çmenduri, afro 19 milionë dollarë për një monedhë

Monedha “Double Eagle” u shit për një rekord prej 18.9 milionë dollarësh në Nju Jork.

Monedha jashtëzakonisht e rrallë e vitit 1933 tani është monedha më e vlefshme që është shfaqur ndonjëherë në ankand. Sipas Sotheby’s ajo është shitur për pothuajse dyfishin e rekordit të mëparshëm botëror.

Duke shfaqur një shqiponjë në fluturim në njërën anë dhe një grua që simbolizon lirinë në anën tjetër, monedha ka pasur një vlerë reale prej 20 dollarësh.