Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Çuçi, letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives: Po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 15:46 | Aktualitet
Çuçi, letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives:

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u është drejtuar me një letër-kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe dijeni Ministrit të Drejtësisë, ku shpreh shqetësimin në lidhje me disa vendime (sigurim padie) të dhëna nga z. Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër, të cilat janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”.

Në letrën e Ministrit thuhet se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime të atilla, që në analizën dhe vlerësimin e strukturave te Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”, nënvizohet në letrën e ministrit Çuçi, për një nga vendimet.

Ministri i Brendshëm u kërkon autoriteteve të gjyqësorit të marrin në shqyrtim dhe inspektojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjyqtarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë