Dy ditë para Europianit, Spanja çlirohet nga koronavirusi

spanje portugali 1100x620

Dy ditë para nisjes së Kampionatit Europian, Spanja ka marrë frymë lirisht nga koronavirusi, pasi deri këtë të mërkurë ishte në ankth duke qenë se 2 futbollistë kishin rezultuar pozitivë, Sergio Busquets dhe Diego Llorentes.

Kjo e detyroi trajnerin Luis Enrique që në ndeshjen miqësore të së martës të dërgonte ekipin e 21-vjeçarëve.

Megjithatë, në testet e së mërkurës të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativë, duke bërë që Enrique të mos bëjë ndryshime në listën përfundimtare.