Euro TopTani në A2, nga 11 qershori deri në 11 korrik, ora 23:05

Nga e premtja, starton në A2 “Euro TopTani”, emisioni i dedikuar për turneun më të rëndësishëm të futbollit në kontinent, Kampionati Europian.

Prej datës 11 qershor deri më 11 korrik 2021, me Erald Kodhelin në studio, të ftuar opinionistë, ekspertë, ish-lojtarë e trajnerë, të cilët do të komentojnë e analizojnë atë që do të ndodhë në turneun jubilar të organizuar nga UEFA.

Në emision do të shfaqen ekskluzivisht edhe përmbledhjet e ndeshjeve të ditës, të cilat do të zbërthehen nga ekspertët.

Nga data 11 qershor, në orën 23:05, çdo ditë, për një muaj rresht, qëndroni në ekranin e A2, për një Europian të paharrueshëm.

Ndiqni live zhvillimet e fundit nga Kampionati Europian në çdo moment.