Europiani do të nisë me 14 mijë tifozë në Olimpico

olimpico 1100x620

Për momentin priten 14 mijë tifozë për ndeshjen inauguruese të Kampionatit Europian midis Italisë dhe Turqisë që do të luhet të premte në mbrëmje në stadiumin Olimpico të Romës.

Pas takimeve që kanë bërë për sigurinë në stadium për të rregulluar masat kanë deklaruar se portat do të hapen në orën 18:00 për spektatorët dhe do të ketë kontrolle në të gjithë stadiumin dhe në zonat e tifozëve.