Fati i keq, ndërtesa shembet mbi autobusin, 9 viktima

Të paktën 9 persona humbën jetën në Korenë e Jugut pasi një ndërtesë që po shembej nga autoritetet zuri poshtë një autobus.

8 persona të tjerë mbetën të plagosur, në ngjarjen e rëndë që ndodhi kur autobusi ndaloi stacion në qytetin jugor të Gwangju.

Sipas autoriteteve, shkaqet e shembjes së ndërtesës janë ende të paqarta, ndërkohë që punëtorët që punonin në këtë ndërtesë të amortizuar ishin evakuuar disa orë më herët.