Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Franca do të dërgojë një tjetër Statujë të Lirisë në Nju Jork

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 16:27 | Lifestyle

Franca do të dërgojë një tjetër Statujë të Lirisë në Nju Jork për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik.

Kjo statujë e re prej bronzi është një e gjashtëmbëdhjeta e madhësisë së asaj me famë botërore që qëndron në Ishullin e Lirisë.

Të hënën, gjatë një ceremonie të veçantë, statuja u ngarkua nga Muzeu Kombëtar të Arteve dhe Mjeshtërive (CNAM) në Parisin qendror, ku është instaluar që nga viti 2011. Statuja do të ngrihet në Ellis Island.

Statuja, mbi 450 kilogramë dhe 10 metra e gjatë, u realizua në vitin 2009 dhe është një kopje e modelit origjinal të statujës të vitit 1878 të ruajtur nga CNAM.

"Statuja simbolizon lirinë dhe dritën në të gjithë botën," tha Olivier Faron, administratori i përgjithshëm i CNAM. "Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të thjeshtë: miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme, veçanërisht në këtë moment. Ne duhet të ruajmë dhe të mbrojmë miqësinë tonë."

Në vitin 1886 një statuje gjigante me pamje femërore, e quajtur Statuja e Lirisë, do t’i dhurohej SHBA-së nga Franca dhe do të shndërrohej më pas në një nga simbolet e Shteteve të Bashkuara dhe gjithë Perëndimit.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë