Gripi i shpendëve në Shqipëri, H5N8 rrezik i ulët për njerëzit. Ushqimet të gatuhen mirë

Pas konfirmimit të tre vatrave me gripin e shpendëve edhe në Shqipëri, ekspertët flasin për ndikimin e virusit në shëndetin publik. Silva Bino sqaron popullatën se rreziku nga H5N8 është i ulët dhe se produktet e shpendëve mund t’i konsumojnë, por pasi të jenë gatuar mirë.

Gripi i shpendëve H5N8, i konfirmuar tashmë edhe në Shqipëri, ka rrezik të ulët për shëndetin publik.

Sipas të dhënave nga agjensitë europiane, deri tani nuk ka patur prekje në njerëz, me përjashtim të tre rasteve në Rusi, të cilët kanë forma të lehta.

Silva Bino deklaron se ky virus nuk është si llojet e tjera që qarkulluan vite më parë. Shefja për sëmundjet infektive këshillon popullatën që produktet e shpendëve t’i konsumojnë, por pasi t’i kenë gatuar mirë.

Pas tre vatrave të evidentuara me gripin e shpendëve në zonën e Dajtit, në Fushë-Krujë dhe në Bujan, ka nisur hetimi epidemiologjik. Shpendët dhe produktet e infektuara do të asgjësohen sipas protokolleve të përcaktuara.

Gripi i shpendëve H5N8 është i përhapur thuajse në të gjithë Evropën, por ajo që është e rëndësishme, sipas ekspertëve, është se ky virus nuk tranmetohet nga njeriu tek njeriu.