Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Harry dhe Meghan nuk e pyetën Mbretëreshën për emrin Lilibet që i vendosën vajzës

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 11:06 | Showbiz

Mbretëresha nuk u pyet nga Duka dhe Dukesha e Sussex në lidhje me emrin e vajzës së tyre Lilibet. Lajmi raportohet nga BBC, që citon një burim brenda pallatit Mbretëror. Burimi kundërshton raportet pas njoftimit të emrit që Princi Harry dhe Meghan kishin folur me Mbretëreshën përpara lindjes.

Por një zëdhënës i Sussexes këmbënguli se ata nuk do ta kishin përdorur emrin, nëse Mbretëresha nuk do ta mbështetëse. Ata thanë se monarkja ishte anëtarja e parë i familjes që kishte thirrur duka.

Zëdhënësi tha: "Duka foli me familjen e tij para njoftimit,në fakt gjyshja e tij ishte anëtarja e parë e familjes që ai thirri.

"Gjatë asaj bisede, ai ndau shpresën e tyre për ta quajtur vajzën e tyre Lilibet për nder të saj. Sikur ajo të mos ta mbështetëse, ata nuk do ta kishin përdorur emrin".

Lilibet ka qenë nofka e fëmijërisë së Mbretëreshës Elizabeth.

Marrëdhënia midis çiftit dhe Familjes Mbretërore ka qenë në krye të faqeve të lajmeve muajt e fundit, pas intervistës që çifti dha për Oprah Winfrey, ku kritikoi Familjen Mbretërore për racizëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë