Itali-Turqi, gjyqtarë holandezë për ndeshjen hapëse, mes tyre dhe një femër

Danny Makkelie 1100x620

UEFA ka caktuar holandezin Danny Makkelie si arbitër të ndeshjes hapëse të EURO 2020 në 11 qershor, Itali-Turqi, e cila do të luhet në stadiumin Olimpico të Romës.

Bashkëatdhetarët Hessel Steegstra dhe Jan De Vries do të ndihmojnë, ndërsa francezja Stephanie Frappart do të jetë zyrtari i katërt.

Në VAR do të qëndrojë holandezi Kevin Blom.

Turqi, stërvitje më pas udhëtojnë në Romë

Përgatitjet e ekipit kombëtar turk vazhdojnë në funksion të ndeshjes inauguruese të kampionatit Europian 2020 e planifikuar të premten e 11 qershorit në stadiumin Olimpico, Romë. Djemtë e Gunes, pas seancës së fundit stërvitore sot, do të zbresin ditën e enjte në Romë rreth orës 15:00 të pasdites dhe më pas do të vendosen në një hotel në qendër të kryeqytetit.