Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Janë vrarë 3 mijë veta, 6 mijë humbën shtëpitë”, debat në A2 Business për kriptovalutat

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 21:56 | Ekonomi
“Janë vrarë 3 mijë veta, 6 mijë humbën

Çështja e kriptovalutave solli debat në A2 Business mbrëmjen e së mërkurës mes ish-ministrit të Financave, Arben Malaj, dhe ekspertit të kësaj fushe në Kosovë, Besart Hajrizi.

Eksperti u shpreh se nëse do të kishin investuar para 10 vitesh në Bitcoin, atëherë fitimi sot do të ishte shumë herë më i madh se çdo investim tjetër në kompanitë e mëdha aktualisht në treg. Por, Malaj reagoi duke e quajtur këtë si argumentin më spekulativ të bërë nga ata që promovojnë Bitcoin.

“Të gjitha kompanitë e mëdha janë në bursë dhe kanë transparencën maksimale të mbikëqyrjes. Unë kam përgjegjësinë publike kur dal këtu. Janë vrarë 3 mijë veta, humbën 6 mijë veta shtëpitë, u shkatërrua ekonomia dhe financat publike, pikërisht nga këto lloj investimesh që bazohen në pritshmëri”, u shpreh Malaj, i cili e mbështeti idenë e tij edhe te deklarata e një dite më parë të ish-presidentit Trump, i cili i quajti kriptovalutat mashtrim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë