“Ju përshëndes me thënien frymëzuese”, Meta reagon për shkarkimin duke postuar gafën e deputetit

Presidenti Ilir Meta reagoi për herë të parë pasi Kuvendi votoi me 104 vota pro shkarkimin e tij.

Meta postoi në Facebook gafën e deputetit Selami Jenisheri, i cili tha nga foltorja e Kuvendit se “do u dalim zot nipërve dhe mbesave tona pensionistë, të cilëve u është mohuar e drejta e votimit”.

“Koalicioni ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjuzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasur pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do u dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilëve u është mohuar e drejta e votimit. Emigrantëve nuk mund t’u blihen votat”, tha Jenisheri.

“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese”, shkruan Meta me ironi.