Kualifikueset e Amerikës Latine, Brazili perfekt, Kolumbia befason Argjentinën në fund

SHPRESAT KUNDER BULLGARISE.duplicate frame 0 1100x620

Një gol në minutën e 94, i shkaktoi Argjentinës barazimin e dytë me radhë në kualifikueset e kampionatit Botëror në Amerikën Latine si dhe shkëputjen e nga Brazili i vendit të parë.

Albiçelestët e yllit Leo Messi, krijuan një avantazh të dyfishtë në 8 minuta lojë përballë Kolumbisë dhe dhanë përshtypjen e një rikthimi me lehtësi të fitorja por nuk ndodhi kështu.

Kolumbianët ngushtuan diferencën në minutën e 51 më Muriel dhe në frymën e fundit, shtangën Argjentinën duke i rrëmbyer një pikë të rëndësishme.

Grupi i Amerikës Latine, kryesohet nga Brazili që ka fituar 6 nga 6 ndeshjet e zhvilluara. Në sfidat e tjera, Uruguai barazoi 0-0 me Venezuelën, po ashtu edhe Kili barazoi 1-1 me Bolivinë.