Mbappe: Gjermania, ndeshja jonë më e vështirë

mbappe 1100x620

Mbappe është shprehur se Gjermania është ndeshja më e vështirë për Francës pasi ajo është e para në Europian dhe i gjithë përqendrimi do të jetë aty.

“Ndeshja më e vështirë? Kundër Gjermanisë. Sepse është ndeshja jonë e parë. Gjermania ka shumë lojtarë të rinj në moshë. Ka dhe lojtarë me eksperiencë si Thomas Muller dhe një ekip të jashtëzakonshëm me një kolektiv shumë të fortë. Pika më e fortë e tyre është portieri, por nuk përbën problem për mua”, ka folur Mbappe për Bild në debutimin e tij të parë në një kampionat europian.