Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Meta pret me valle dibrane votimin në Kuvend për shkarkimin e tij

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 11:27 | Politikë

Ndërkohë që në Kuvend po votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, në Presidencë po organizohet një aktivitet me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”.

“Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare. Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare”, shkroi Meta në rrjetet sociale.

https://a2news.com/2021/06/08/shkarkimi-i-presidentit-socialistet-te-vendosur-ne-tentativen-e-dyte/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot për të votuar draftin e mazhorancës, ku kërkohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Për ta finalizuar këtë nismë, e dyta që socialistët ndërmarrin, do të duhen 94 vota.

Kryetari i Komisionit Hetimor të ngritur për hetimin e atyre që shumica quan “shkelje të rënda kushtetuese” të presidenti, Alket Hyseni, tha se Meta ka prishur qetësinë publike dhe ka nxitur urrejtjen dhe dhunën, si dhe ka dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët.

Nga ana tjetër, presidenti ka deklaruar se nuk do ta njohë vendimin. Gjithsesi, fjalën e fundit në këtë proces do ta ketë Gjykata Kushtetuese, e cila do të miratojë, ose jo, vendimin e Kuvendit, në rast se Kuvendi do të votojë “pro” shkarkimit të presidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani