Parashikimi i motit: 9 qershor 2021

Paraditja e kësaj të mërkure do të jetë me kthjellime të shumta dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, por shira të dobët në zonat juglindore. Mesdita dhe orët e para të pasdites fuqizojnë vranësirat duke sjellë rrebeshe afatshkurtra në jug dhe zonat lindore, por reshje më të pakta në gjysmën veriore të Shqipërisë.

Duke iu afruar mbrëmjes pritet sërish përmirësim i motit në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por me rritje më të ndjeshme në mesditë kur termometri maksimal ngjitet në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe bregdet nga drejtimi perëndimor, duke krijuar dallgëzim të ulët në brigjet detare, përjashtuar brigjet veriperëndimore pas mesditës ku dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.