Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Parlamenti Evropian miraton certifikatën digjitale të Covid-19

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 11:50 | Bota
Parlamenti Evropian miraton certifikatën digjitale të Covid-19

Me 546 vota pro Parlamenti Evropian miratoi përfundimisht të ashtuquajturën Green Pass. Eurodeputetët përfunduan punën legjislative mbi certifikatën digjitale të BE për të lehtësuar udhëtimet brenda Unionit dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike. Kjo do të duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli dhe të botohet në Gazetën Zyrtare, për hyrjen në fuqi dhe zbatimin e menjëhershëm nga 1 korriku.

Certifikata do të lëshohet falas nga autoritetet kombëtare dhe do të jetë në dispozicion në formatin digjital ose letër me një kod QR. Dokumenti do të vërtetojë që një person është vaksinuar kundër koronavirusit, i cili do të jetë i vlefshëm për nëntë muaj, ose ka pasur një test negativ të kohëve të fundit ose është rikuperuar nga infeksioni, në gjashtë muajt e fundit. Në praktikë, këto janë tre certifikata të ndara.

Një kornizë e përbashkët e BE-së do t'i bëjë certifikatat të përputhshme dhe të verifikueshme në të gjithë BE-në, si dhe parandalimin e mashtrimit dhe falsifikimit. Sistemi do të zbatohet nga 1 korriku 2021 dhe do të mbetet në fuqi për 12 muaj. Certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi.

Gjatë negociatave midis institucioneve, eurodeputetët miratuan një marrëveshje që përcakton se shtetet e BE nuk do të mund të vendosin kufizime të mëtejshme udhëtimi për mbajtësit e certifikatave, si karantina, vetë-izolimi ose testimi, përveç nëse ato janë të nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik.

Vendet e BE inkurajohen të sigurojnë që testet të jenë të përballueshme dhe gjerësisht të disponueshme. Me kërkesë të Parlamentit, Komisioni është zotuar të mobilizojë 100 milion euro nga instrumenti i Ndihmës së Emergjencës për të lejuar Shtetet Anëtare të blejnë teste për lëshimin e certifikatave të testit digjital të Covid në BE.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani