Pasuritë e Dritan Dajtit që SPAK kërkon të konfiskojë

dajti 2 1100x620

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Dritan Dajtit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve. Kërkesa është bërë për llogari të disa pasurive të evidentuara gjatë Operacionit Forca e Ligjit.

Në kërkesën e konfiskimit bëhet fjalë për 3 apartamente dhe një godinë shërbimi të përfituara me kontratë dhurimi, ndërsa vetëm një apartament rezulton me kontratë shitjeje.

“Shtesë anësore pallati, me sipërfaqe 36.75 m2, e llojit apartament në katin e tretë të Rrugës Shyqyri Bërxulli.  Shtesë anësore pallati, e llojit apartament me sipërfaqe 36.75 m2, e llojit apartament në katin e katërt të Rrugës Shyqyri Bërxulli, të përfituara me kontratë dhurimi nga Durime Braçe.  Apartament me sipërfaqe 49.3m2 i përfituar nga kontratë shitje në Rrugën Shyqyri Bërxulli. Godinë shërbimi social-ekonomike, kati i parë me sipërfaqe 72.5m2, dhuruara nga Erges Xhoxhi”, janë disa nga pasuritë që SPAK kërkon konfiskimin.

Po kështu kërkohet edhe konfiskimi i 65% e kapitalit të shoqërisë “E… sh.p.k” dhe 45% të kapitalit të Shoqërisë “P… sh.p.k”, që janë në emër të bashkëshortes së Dritanin Dajtit, Dorela Dajti.