Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Raporti shokues: Njerëzit më të pasur në botë paguajnë më pak taksa

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 18:54 | Bota
Raporti shokues: Njerëzit më të pasur në botë

Disa të dhëna shokuese janë publikuar në një faqe online të cilat tregojnë se sa pak taksa paguajnë miliarderët kryesorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Media ProPublica shkruan se i kanë rënë në dorë disa nga të dhënat e taksave të njerëzve më të pasur në botë përfshirë këtu Jeff Bezos, Elon Musk dhe Warren Buffett.

Sipas këtij website shefi i Amazon, Bezos nuk pagoi taksa në vitin 2007 dhe 2011 ndërsa Elon Musk nuk bëri asnjë pagesë në 2018.

Një Zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i cilësoi rrjedhjen e këtyre dokumenteve si të jashtëligjshme ndërsa FBI dhe autoritetet e taksave kanë nisur hetimet.

ProPublica shprehet se po analizon informacionin e vlefshëm nga të dhënat e Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave mbi taksat e miliarderëve dhe se shumë shpejt do të japin informacione të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë