Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rastet e gripit të shpendëve, autoritetet: Nuk ka vend për panik, vatrat po mbahen në mbikëqyrje

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 19:37 | Aktualitet
Rastet e gripit të shpendëve, autoritetet: Nuk ka vend për panik,

Përkundër shqetësimit të qytetarëve, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se nuk ka vend për panik pas konfirmimit të tre rasteve me gripin e shpendëve të llojit H5N8.

Tana Kika, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, konfirmon se pas rasteve të djeshme nuk ka vatra të tjera të konfirmuara bartëse të gripit të shpendëve.

Kika shpjegon se përveç ndalimit të hyrjes të shpendëve në territorin e vendit nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes, grupe pune janë në gatishmëri të situatës.

Ndonëse për momentin situata paraqitet në kontroll, autoritet bëjnë thirrje për kujdes, kjo për shkak se virusi mund të përhapet edhe në formë epidemie.

A2 CNN Livestream

Dita jonë