Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Samiti i liderëve të Ballkanit mbahet nesër në Tiranë, merr pjesë edhe Kurti

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 07:48 | Politikë
Samiti i liderëve të Ballkanit mbahet nesër në Tiranë,

Zhvillohet këtë të enjte në Shqipëri, samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në Tiranë do të marrë pjesë edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti. Lajmi u konfirmua nga mediat kosovare pas takimit që Kurti pati me ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi, i cili e njohu mbi programin dhe përgatitjet e samitit.

Ky samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vitin e kaluar, takimi i 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor u zhvillua online, por u njoh si Samiti i Sofjes.

Këtë vit dy vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të shënuar hapjen e negociatave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë