Sarri te Lazio, zyrtarizohet me një… cigare

sarri 1100x620

Zërat po shtoheshin nga dita ditës, por mungonte zyrtarizimi,. Por tashmë edhe vetë Lazio e ka zyrtarizuar trajnerin Maurizio Sarri në krye të ekipit të Serie A.

Jo një surprizë, pas marrëveshjes në parim, pasojë e vizitës ku vetë drejtori sportiv Igli Tare udhëtoi deri tek shtëpia  e tij për ta takuar.  

Ajo që habit është vetë mënyra  e zyrtarizimit, përmes një postimi në Twitter-in zyrtar që ngjason më shumë me një gjëegjëzë. Në vend të fjalive klishe, drejtuesit e Lazios përdorën një emoticon domethënës, atë të një cigareje.

Ish-trajneri i Napoli, Chelsea dhe Juventus njihet në ambientin e futbollit si një prej duhanpirësve më të mëdhenj, aq sa nuk duheshin fjalë të tjera për t’ i dhënë tifozëve bardheblu lajmin e shumëpritur.