Sfidat miqësore, Franca tregon potencialin, mesazh Gjermanisë në prag të Europianit

MIQESORET PARA EURO 2020 frame 293 1100x620

Franca konfirmohet si një ndër skuadrat pretendente për të fituar Euro 2020 dhe i dërgon sinjale të qarta Gjermanisë me të cilët do të luajë ndeshjen e parë.

Pasi mposhtën 3-0 Uellsin, përfaqësuesja e “gjelave” mundi me të njëjtin rezultat edhe Bullgarinë me golat e Griezman dhe Giroud.

Lajmi i keq në nisje të Europianit është dëmtimi i sulmuesit Benzema, i cili u detyrua të largohej nga fusha e lojës.

Spanja tregoi gjithashtu formë të mirë duke mundur 4-0 Lituaninë. Dy skuadra rivale të Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, Polonia dhe Hungaria, barazuan në miqësoret e tyre, respektivisht ndaj Islandës dhe Irlandës.

Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës, pas fitores kundër San Marinos, u mund 2-1 nga afrikanët e Guineas.