Të shtëna me armë pranë bazës ushtarake në SHBA, izolohet zona

2772112 Joint Base San Antonio   Fort Sam Houston 2016 600x338

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një baze ushtarake në San Antonio të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u dha nga vetë faqja zyrtare e bazës së “Lackland” pa dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që e gjithë zona përreth ndërtesës ushtarake është izoluar totalisht.

Sipas mediave amerikane incidenti ndodhi shumë pranë dyerve të bazës dhe policia ka nisur kërkimet për gjetjen e personave përgjegjës.