Vaksinat ndaj koronavirusit, SHBA merr në dorë situatën për të ndihmuar botën

zbulohet vaksina e koronavirusit pfizer amerikane testohet vullnetare efektet anesore vaksinimi co 1100x620

Burime pranë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden bëjnë me dije se Shtëpia e Bardhë ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer dhe BioNTech për të siguruar 500 milionë doza të vaksinës kundër koronavirus për rreth 100 vende të ndryshme të botës, gjatë dy viteve të ardhshme.

Kjo është një nga lëvizjet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër pandemisë, në planin që presidenti Biden pritet ta shpallë të enjten.

Nën presionin e fortë për të bërë më shumë për të adresuar mungesën e vaksinave dhe pabarazitë në vaksinimin midis kombeve të pasura dhe të varfra, presidenti la të kuptohet për një plan, kur u pyet nëse ai kishte një strategji vaksinimi për botën.

“Unë kam një të tillë, dhe do ta shpall atë shumë shpejt” tha Biden, pak para se të hipte në Air Force One për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si president.

Njerëz që kanë të dhëna për marrëveshjen thanë që Shtetet e Bashkuara do të paguajnë për këto vaksina një çmim “jo-fitimprurës”. 200 milionë dozat e para do të shpërndahen brenda këtij viti dhe 300 milionë të tjera vitin e ardhshëm.

Shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, pritet të jetë pranë presidentit  Biden kur të bëjë njoftimin e tij.