Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"Vëllazëri e përjetshme", Vin Diesel prek me dedikimin për Paul Walker

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 20:55 | Showbiz

Aktori i famshëm Vin Diesel ka kujtuar mikun e tij të ndjerë, Paul Walker, pak javë para lancimit të “Fast and Furious 9”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Diesel ndau një fotografi të realizuar me Paul në sheshxhirim vite më parë. Me disa fjalë të ndjera, aktori zbuloi se këtë foto ia kishte dërguar vajza e Paul, Meadow.

“Vëllazëria e përjetshme është një bekim përtej fjalëve. Shpresoj të të bëj krenar. Dashuri, gjithmonë”, shkroi Vin mes të tjerave.

Pas ndarjes nga jeta të Walker, Vin Diesel i ka qëndruar gjithnjë pranë familjes së tij dhe duket se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e të ndjerit, Meadoë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli