20 të shtruar në spital dhe më pak se 200 raste aktive, Manastirliu: Punë e palodhur në Infektiv

manastirliu spitali infektiv koronavirusin 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar një foto nga spitali Infektiv ku janë duke u trajtuar edhe 20 pacientë të infektuar me koronavirus.

“Punë e palodhur e stafit të Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital”, shkruan Manastirliu.

Më tej, edhe pse shifrat janë ulur, ministrja kërkon kujdes dhe vigjilencë. “Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me covid19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.