Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Artistja që pikturon me zë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 18:22 | Lifestyle

Të gjithë e njohim shprehjen “një foto vlen sa një mijë fjalë”, por artistja Amrita Sethi beson se “një fjalë vlen sa një mijë piktura”...

Tre vite më parë, 40-vjeçarja ndërpreu një karrierë të suksesshme në botën e financës për t’u përqendruar në pasionin e saj, artin. E vendosur në Dubai, ajo nisi të bënte shpejt emër pasi krijonte vepra artistike nga zëri i saj.

Në momentin që ajo flet, një kompjuter prodhon imazhe përmes valëve të saj të zërit. Më pas, ajo printon formën abstrakte dhe vizaton mbi të për të krijuar një pikturë të frymëzuar nga kuptimi i fjalës apo frazës që ka shqiptuar.

“Dua që të hedh në letër emocionet që dalin nga zëri”, thotë ajo.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani