Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Biden nis vizitën në Europë, paralajmëron Rusinë për pasoja të rënda

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 16:36 | Bota
Biden nis vizitën në Europë, paralajmëron Rusinë

Presidenti amerikan Joe Biden, nisi vizitën zyrtare në Europë, e para që prej marrjes së detyrës me një mesazh të qartë për Rusinë.

“Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në mënyrë të fuqishme dhe kuptimplotë nëse qeveria ruse anagzhohet në aktivitete të dëmshme”, tha ai.

Deklarata erdhi gjatë një fjalimi për trupat amerikanë dhe familjet e tyre në bazën ajrore të RAF Mildenhall në Suffolk të Britanisë së Madhe, para se t'i drejtohej Cornwall, ku do tëzhvillohet samiti I G7-s.

“”Ky është udhëtimi im i parë jashtë vendit si president i Shteteve të Bashkuara. Do të marr pjesë në samitin e G7, atë të NATO-s dhe më pas do të takohem me Putin, të cilit do t'i thënë çfarë dua që ai të di”, shtoi ai.

Presidenti tha gjithashtu se do të sigurojë aleatët për rolin e Shteteve të Bashkuara në botë.
“Duhet të forcojmë aleancën, t'i tregojmë Rusisë dhe Kinës se SHBA-ja dhe Europa janë të bashkuar dhe se G7 do të veprojë.”

Biden mbërriti në Britaninë e Madhe mbrëmjen e së mërkurës. Ai do të takohet me kryeministrin Boris Johnon për t'u dakordësuar mbi të ashtuquajturën karta atlantike, një version i modernizuar i ujdisë së arritur mes Churchill dhe Franklin Roosevelt në 1941, me fokus te sfidat e ndryshme si kima dhe siguria.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani