Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

EURO 2020, Andrea Bocelli do të këndojë në ceremoninë e hapjes

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 13:17 | Futboll
EURO 2020, Andrea Bocelli do të këndojë në ceremoninë e

Andrea Bocelli do të jetë protagonisti muzikor në ceremoninë e hapjes së EURO 2020 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Pasi hapi Olimpiadën në vitin 2006, Expo në Shanghai në 2010 dhe në Milano në 2015, tenori do të jetë edhe një herë simboli i Italisë në botë, në një ceremoni solemne dhe spektakolare.

Simbolikisht i shoqëruar nga 24 kombëtaret pjesëmarrëse, Bocelli do të hapë kampionatin europian nën notat e “Nessun Dorma”, i rrethuar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori” avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani