Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gruaja vdes nga tromboza pas vaksinimit me AstraZeneca

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 07:55 | Bota
Gruaja vdes nga tromboza pas vaksinimit me AstraZeneca

Një grua 52-vjeçare vdiq në Australi nga një rast i rrallë dhe serioz i trombozës, për të cilën Autoriteti i Barnave thotë se ka të ngjarë të jetë i lidhur me vaksinën AstraZeneca. Lajmi raportohet nga britanikja “The Guardian”.

Ky është rasti i dytë i këtij lloji në Australi pas vdekjes së një gruaje 48-vjeçare në prill.

Të dyja ishin prekur nga një formë e trombozës me sindromën e trombocitopenisë (TTS), një efekt anësor i rrallë i vaksinës anglo-suedeze Covid, që ekspertët në të gjithë botën kanë studiuar për muaj të tërë.

Në Australi, rastet e vlerësuara si TTS pas vaksinës AstraZeneca janë deri më tani 48, me 35 të konfirmuara dhe 13 të mundshme. Nga këta, 31 kanë dalë nga spitali, 15 janë ende në spital, përfshirë një të shtruar në gjendje kritike në kujdes intensiv, ndërsa dy kanë vdekur.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu