Humbën në finale ndaj Greqisë, Ronaldo: Jam i motivuar si në Europianin e vitit 2004

cristiano ronaldo 1100x620

“Nuk ia vlen të premtojmë titullin ose të bëjmë parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të luajmë çdo ndeshje për të fituar”.

Kështu u shpreh ylli i Portugalisë në prag të Kampionatit Europian në një intervistë për Federatën Portugeze të Futbollit.

Ai theksoi se është i motivuar njësoj si në vitin 2004, Europiani i parë kur ai luajti si protagonist, edhe pse Greqia triumfoi në finale.

“Pritjet janë të mëdha. Ne kemi fituar dy tituj shumë të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell përgjegjësi. Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët. Jemi në finalet e Europianit dhe këtu nuk ka ndeshje të lehta”, tha Ronaldo.