Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Këngëtari shqiptar do të hapë ceremoninë e Kampionatit Europian

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 18:26 | Showbiz

Andrea Bocelli do të jetë protagonisti muzikor në ceremoninë e hapjes së EURO 2020 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Megjithatë, i pari që do të ngjitet në skenën e improvizuar në fushën e “Olimpico”-s do të jetë këngëtari shqiptar, Ermal Meta.

Mësohet se këngëtari shqiptar do të këndojë këngën “Uno”, e cila është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”.

Ndërsa Bocelli do të interpretojë “Nessun Dorma”, i rrethuar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.

https://www.youtube.com/watch?v=z4QH-Z9rrdU

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani