Konferenca ndërqeveritare Shqipëri – BE, Holanda: Mund të ndodhë sa më shpejt, pritet që të ketë sërish presion ndaj nesh

sigrid kaag lg 1100x620
Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag

Qeveria e Holandës është dakord që konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, që nis edhe negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në BE, mund të nisë sapo bihet dakord për kornizën e bisedimeve.

Në raportin që Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag, i ka dërguar këtë të enjte Parlamentit të vendit të saj, konfirmohet qëndrimi i zbutur i një prej vendeve më dyshues për Shqipërinë, para samitit të vendeve të BE që nis më 22 qershor.

“Pritet që një numër shtetesh anëtare të bëjnë përsëri presion për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë”, thuhet në letrën në raportin e ministres Kaag.

“Qeveria mirëpret përparimin e bërë së fundmi nga Shqipëria me reformat mbi temat prioritare, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Statistikat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, por megjithatë numri i dënimeve të zyrtarëve të lartë, mbetet një shqetësim. Qeveria miraton përfundimin e Komisionit se Shqipëria tani ka bërë përparim të mjaftueshëm në këto kushte. Ky përfundim ndahet nga vendet anëtare që, ashtu si Holanda, ishin ende kritike një vit më parë.  Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.

Në raport vihet në dukje edhe pengesa e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut. “Nuk ka ende marrëveshje mbi draftin temave që do të diskutohen për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të një mungesës së miratimit të një shteti mbi pikat për Maqedoninë e Veriut”.