Kosova merr 10 mijë vaksina të tjera dhuratë

VAKSINAT KOMBINIMI frame 174 1100x620

10 mijë vaksina të tjera kundër koronavirusit kanë mbërritur të enjte në Kosovës në formën e një donacioni nga Kroacia.

Kjo dhuratë shumë e rëndësishme në këtë fazë të pandemisë u prit nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijella Barishiq.

Ende nuk dihet se vaksinat e kujt kompanie janë dhuruar nga Kroacia, por tashmë Kosova duket se po siguron mjaftueshëm doza pas marrëveshjes së disa ditëve më parë që qeveria arriti me kompaninë Pfizer.