Krimet zgjedhore, prokuroria: 53 procedime penale dhe 5 të arrestuar

kuti votimi 1100x620

Prokurori i Përgjithshëm ka përditësuar të dhënat në lidhje me raportimet për krimet zgjedhore. Deri më tani, rezulton se janë regjistruar për procedim penal 53 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 7 prej tyre me 5 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 2 procedime me 2 të pandehur janë dërguar për gjykim.

“Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 08.06.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 53 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 7 prej tyre me 5 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 2 procedime me 2 të pandehur janë dërguar për gjykim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar në SPAK 23 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 25 njoftime për veprat penale: 

Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhore

Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve

Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor

Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit

Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar

Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.

Neni 328/b, Korrupsioni pasiv në zgjedhje

Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Neni 330, Pengimi i zgjedhësit

Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve

Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor

Neni 248, Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet

Aktualisht po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.