Në vigjilje të Europianit, Macron karikon “Les Bleus”: T’i shkojmë deri në fund

Pogba macron 1100x620

Që Europiani i futbollit është një ngjarje e rëndësishme këtë nuk e tregon vetëm interesi i publikut, por edhe ai i drejtuesve të shtetit, që mundohen të tregojnë mbështetjen për përfaqësueset e tyre.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vizituar kombëtaren në Clairefontaine dhe iu ka dhënë atyre kurajo për të zhvilluar një kompeticion të suksesshëm.

“T’i shkojmë deri në fund, kësaj”, iu tha Macron lojtarëve, të cilët iu përgjigjën se do të bëjnë gjithçka.

Macron bëri batuta me disa nga lojtarët dhe uroi Kante për sezonin e shkëlqyer me Chelsea me të cilin fitoi dhe Champions League.

Më pas, kreu i Elysee, së bashku me bashkëshorten dhe numrin 1 të FIFA, Gianni Infantino darkuan me skuadrën.