Pallati i Versajës hap hotelin e tij të parë

Hoteli i parë i vendosur në ambientet e pallatit të Versajës sapo ka hapur dyert e tij, duke u dhënë udhëtarëve mundësinë të qëndrojnë në zemër të një prej vendeve më të pasura në botë.

I përbërë nga 14 dhoma dhe suita, “Le Grand Controle” ndodhet brenda tri ndërtesave historike që datojnë që nga viti 1681. Hoteli ofron pamje përrallore të pallatit të famshëm, një kopsht të projektuar nga arkitekti francez Jules Hardouin-Mansart, me pemë portokalli, limoni, palme dhe shege. Pjesë e këtij luksi marramendës, është dhe “Piece d’Eau des Suisses”, një pishinë zbukuruese prej 13 hektarësh, e ndërtuar nga Rojet Zvicerane midis viteve 1679 dhe 1682.

Vizitorët do të kenë në dispozicion një shërbëtor personal, akses në anije, fushat e golfit, si dhe turne private në zona të përdorura më parë nga monarkët. Një numër i përvojave ekskluzive janë gjithashtu në dispozicion për vizitorët, përfshirë hyrjen në Sallën e Pasqyrave, sallë e famshme me 357 pasqyrat. Restoranti i hotelit, ofron një menu të frymëzuar nga Luigji i XIV, pjata klasike franceze, si dhe një çaj pasdite, kushtuar Maria Antonetës. Për të gjitha këto mysafirët do të duhet të paguajnë të paktën 1700 € në natë.

Hapja e hotelit u vonua për shkak të pandemisë së Covid-19, por pa dyshim do të hyjë në listën e të gjithë atyre turistëve që duan të zgjohen në mjediset e një Trashëgimie Botërore të UNESCO-s, me famë botërore.