Parashikimi i motit: 10 qershor 2021

Paraditja e kësaj të enjteje mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare në të gjithë vendin, por duke iu afruar mesditës vranësirat fuqizohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtra thuajse në të gjithë vendin dhe kryesisht në zonat lindore. 

Vonë pasdite dhe në mbrëmje, moti përmirësohet në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë maksimumet prej 26°C në zonat malore dhe 29-30°C në zonat e ulëta.

Era do të vijojë e lehtë dhe rrallëherë mesatare nga drejtimi verior, por sërish në mesditë, era forcohet në bregdet dhe shtrirjen perëndimore, më e ndjeshme në brigjet e Adriatikut ku dallgëzimi ngjitet përkohësisht në 3-4 ballë.