Pas protestave masive, Orban do të mbajë referendum për universitetin kinez në Budapest

orban 600x338

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se vendi do të mbajë një referendum për ndërtimin e universitetit kinez në Budapest.

Ky vendim erdhi pasi mijëra vetë protestuan në Budapest kundër planit për të ndërtuar një kampus universitar të Universitetit Kinez në kryeqytetin hungarez.

Liberalët, kundërshtarë të kryeministrit nacionalist Victor Orban, e akuzuan atë për tradhëti, pasi sipas tyre po miqësohet shumë me Kinën dhe shtuan se I frikësohen faktit se ndërtimi i ketij kampusi, mund të rrise influencën e Pekinit në Hungari dhe në mbarë Bashkimin Europian.

Qeveria e drejtuar nga Orban nënshkroi në muajin prill një marrëveshje me qeverinë kineze, për të ndërtuar kampusin e studentëve të Universitetit Fudan. Plani për të ndërtuar kampusin e Universitetit Fudan në Budapest deri në vitin 2024, duke përdorur një hua prej 1.5 miliard dollarësh nga një bankë kineze, ka vënë në qendër të vëmendjes lidhjet e ngushta të Orbanit me Pekinin dhe ka rritur shqetësimet për ndikimin e një projekti të tillë në sistemin e arsimit të lartë në Hungari.