Portugalia, gjithçka gati për të mbrojtur titullin

portugali cristiano 1100x620

Portugalia ishte përfaqësuesja e fundit që zbriti në fushë për miqësoret e muajit qershor, përpara se t’i drejtohet Budapestit, atje ku do të luajë sfidën e saj të parë të Euro 2020.

Kampionët në fuqi të këtij turneu ishin shumë të fortë për Izraelin, ndërsa arritën të fitojnë me shifrat 4-0.

Golat u shënuan nga Bruno Fernandes në dy raste, Joao Cancelo si dhe Cristiano Ronaldo, i cili me realizimin kundër Izraelit, arrin në kuotën e 104 golave me përfaqësuesen, vetëm 5 më pak se rekordi botëror i Ali Daei.

Në miqësoren e mëhershme, Portugalia barazoi pa gola me Spanjën.