Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qetësohet Franca, Benzema do të jetë kundër Gjermanisë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 11:44 | Futboll
Qetësohet Franca, Benzema do të jetë kundër Gjermanisë

Prania e Karim Benzema në ndeshjen e parë të Francës në Europian nuk është më në dyshim. Sulmuesi i rikthyer vetëm së fundmi në kombëtare pësoi një dëmtim në një miqësore me Bullgarinë dhe u mendua se nuk do të mund të ishte në fushë, kundër Gjermanisë të martën e ardhshme.

Por nga Federata Franceze e Futbollit kanë bërë të ditur se lojtari është në formë dhe do të luajë në atë që ndoshta është ndeshja më e rëndësishme e grupit F, ku përveç Gjermanisë e Francës, janë edhe Portugalia e Hungaria.

A2 CNN Livestream

Dita jonë