Rrëmbyen të riun në Gjirokastër, 3 në pranga, sekuestrohen drogë dhe armë

Untitled collage 2021 06 10T194347.852 1100x620

Policia e Gjirokastrës finalizoi me sukses operacionin “Kalaja” gjatë së cilit u arrestuan tre persona dhe u procedua penalisht një i mitur të cilët nën kërcënimin e armës rrëmbyen dhe mbajtën peng për disa orë një 34 vjeçar.

Sipas policisë, shtetasit M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe shtetasja D. K., 35 vjeçe rrëmbyen duke e kërcënuar 34-vjeçarin J. Gj., 34 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa si dhe një mjet mprehës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.