Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Unaza e zjarrit” pushton qiellin, mahnit miliona persona

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 20:24 | Aktualitet

Një eklips i pjesshëm diellor u shfaq të enjten në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA këtë mëngjes. I njohur si “unaza e zjarrit”.

Eklipsi diellor ndodh kur Hëna është më larg nga Toka dhe për këtë arsye është shumë larg për të mbuluar plotësisht diellin, duke lënë një unazë drite.

Ky eklips bllokoi 70% të diellit në lindje të SHBA-së dhe rreth 30% të diellit në Skoci. Miliona persona dolën për të shijuar spektaklin diellor që do të shihet më mirë ne Groenlandë, Rusinë Veriore dhe Kanada, thotë NASA.

Duke cituar ekspertët e shoqatës amerikane të astronomisë, CNN thotë se rrezet që dalin nga prapa Hënës janë mjaft të forta, ndaj është e rëndësishme që personat të cilët duan ta shohin eklipsin diellor, të kujdesen për të mbrojtur sytë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë