Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkëlqyen një herë të vetme, ja kush janë lojtarët që dështuan pas Europianit

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 13:51 | Futboll

Një ngjarje si ajo e Europianit është vërtet e rëndësishme, por që mund të shndërrohet edhe në një kulm në karrierën e një futbollisti, ku performancat e mëtejshme nuk do të prekin më pritshmëritë e shumta.

Nuk janë pak lojtarët që kanë shkëlqyer në dekada gjatë muajit veror të përcaktuar nga turneu, falë tij kanë gjetur kontrata të majme, por më pas kanë dështuar menjëherë ose gjithsesi kanë njohur rënie të pakthyeshme.  

Nga Bejbl të Charisteas, nga Eder te Pavliuchenko, këto në galeri janë disa nga emrat kryesorë të atyre që shpeshherë quhen “meteorë”, sepse shkëlqejnë vetëm një herë në horizontin e futbollit.  

Radek Bejbl. Republika Çeke e vitit 1996 vjen si risi në kampionatin Europan që luhet në Angli, nga momenti që vendi u nda nga Sllovakia në 1993. Çekët arritën finalen me Gjermaninë, dhe Bejbl ishte protagonist, duke shënuar edhe golin fitues ndaj Italisë, që eliminoi Azzurrit. Por ndryshe nga yje si Nedved, mesfushori biond u ble nga Atletico Madrid, por arriti të binte nga kategoria në La Liga. Më pas, karriera vijoi në vendlindje.  

Jordi Kruijff. Nuk është e lehtë të kesh mbiemrin e një legjende të futbollit, por kur Jordi i shënoi Zvicrës në Europianin e 1996, të gjithë menduan se i biri mund t’i afrohej sadopak të atit. Por nuk ishte e thënë. Ai nuk u thirr më me Kombëtaren, ndërkohë që arriti të luajë me Barcelonën dhe Manchester United. Nuk arriti të shkëlqente, edhe për shkak të dëmtimeve dhe mbylli karrierën në Maltë me Valletta.

Angelos Charisteas. Në qoftë se mrekullia e fitores së Greqisë në vitin 2004 do të kishte një fytyrë, ajo do të ishte e Angelos Charisteas. Sulmuesi ishte protagonist i pothuajse të gjithë golave të rëndësishëm të grekëve, me Spanjën, Francën dhe veçanërisht në finale me Portugalinë. Atë vit u mendua si kandidat serioz për Topin e Artë, hera e parë për një grek. Falë triumfit të papritur, nga Werder Bremen kaloi te Ajaksi, por nga ai moment golat u numëruan me pikatore. Përfundoi karrierën me al-Nassr, pasi në 8 sezonet e mëparshme në rreth Europës në total kishte arritur 15 gola.    

Roman Pavliuchenko. Në 2008 Rusia duke e rikthyer si superfuqi, të paktën në futboll. Rusët arrijnë gjysmëfinalet falë një loje spektakolare, ku Pavliuchenko realizon rastet e shumta të krijuara, me Spanjën, Suedinë dhe Holandën. Rusi blihet nga Tottenham, por performanca nuk është mbresëlënëse siç pritej, dhe në 2012 ai rikthehet në vendlindje dhe nuk del më nga andej.

David Guiza. Po në 2008 Spanja triumfon mbi Gjermaninë, por personazhi me të cilin dashurohen spanjollët është David Guiza. Sulmuesi debuton vonë me fanellën spanjolle falë golave të shumtë me Getafe, dhe në Europian i shënon Greqisë dhe Rusisë së rrezikshme. Pas fitores shkon në Turqi me Fenerbahce, dhe më pas “zhduket” në kategoritë e ulëta spanjolle.

Eder. Në 2016, shënon në minutën 109 golin ndaj Francës që i jep fitoren e parë të historisë vendit të tij, Portugalisë së Cristiano Ronaldos, për një natë jo protagonist. Më shumë nuk mund të arrinte në karrierë Eder, dhe në fakt sulmuesi kaloi në Rusi me Lokomotiv Moskën, duke shënuar me pikatore.

Mario Balotelli.  Pikërisht ai.  Mënyra e tij e festimit pas golit në gjysmëfinalen e vitit 2012 me Gjermaninë është nga pamjet më ikonike në futboll, dhe për të mendohej se Topi i Artë ishte çështje kohe. Nga Milani italiani kaloi te Liverpool, por nga ai moment nuk mbahet më mend për golat në fushë, por për bëmat jashtë saj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli