Spanja, Luis Enrique: Do të pres për Busquets, është lojtari kryesor

busquets espana barcelona 1100x620

Trajneri i Spanjës Luis Enrique, ka bërë të qartë se Sergio Busquets do të jetë pjesë e skuadrës për EURO 2020, pasi mesfushori rezultoi pozitiv me COVID-19.

Busquets nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjen e parë të Spanjës kundër Suedisë, por do të kthehet në kohë në përballjen e 2-të ndaj Polonisë.

“Do të pres për të”, tha Enrique kur u pyet rreth Busquets në konferencën për shtyp. “Ne të gjithë do ta presim. Ai ka një avantazh sepse është lojtari kryesor. Sigurisht, do të jetë në listë”. “Ai është në gjendje perfekte, asimptomatik dhe mund të stërvitet. Ka një plan stërvitor dhe është në kontakt me stafin tim”.