Trajneri i Turqisë: Dimë dobësitë e Italisë, dëshiroja një finale me ata

gunesss 1100x620

“Mancini e njeh Turqinë sepse ai ka qenë trajner i Galatasaray-t dhe ne nuk jemi favoritë për këtë ndeshje, por unë do të doja të luanim në finale të Europianit kundër Italisë. Të gjithë do të donin të fitonin, përfshirë edhe ne. Të fitosh është një gjë, të humbasësh një gjë tjetër, por jam i sigurt se do të ketë shumë për të mësuar gjatë këtij turneu. Të 26 kombëtaret janë gati për Kampionatin Europian dh ne do të donim që të gjithë të argëtoheshin”.

Kështu u shpreh trajneri Senol Gunes në konferencën për shtyp përpara ndeshjes hapëse të Europianit, ditën e premte në orën 21:00, ndaj Italisë në “Olimpico”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ne e dimë forcën e kundërshtarit, por edhe dobësitë e tyre. Donnarumma është një i ri i talentuar, por gjithashtu ata kanë edhe Insigne e Immobile. Të gjithë këta lojtarë luajnë në Serie A, plus edhe të Chelsea e PSG. Ne jemi të vetëdijshëm për kualitetin, por edhe traditën e Italisë që kualifikohet pothuajse në të gjithë kampionatet”, u shpreh Senol Gunes.