Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Video me prerje koke në TikTok, rrjeti social kërkon falje pas reagimeve të ashpra

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 11:16 | Lifestyle
Video me prerje koke në TikTok, rrjeti social kërkon falje pas

Një video me pamje shumë të rënda u publikua në TikTok ditët e fundit. Në klipin e postuar nga @mayenggo3, fillimisht shihet një vajzë që kërcen, përpara se të shfaqet një video tjetër ku shihet një ekzekutim me prerje koke, nga persona që flasin spanjisht.

Videoja është fshirë nga rrjeti social, por përdoruesit e tij kanë ngritur zërin që TikTok-u të bëjë më shumë kujdes për të ruajtur adoleshentët.

https://a2news.com/2021/06/09/biden-shfuqizon-vendimin-e-trumpit-per-tiktok-dhe-wechat/

Një zëdhënës i TikTok kërkoi falje: “E vlerësojmë paralajmërimin e komunitetit tonë për një klip me pamje grafike që ka ardhur nga një faqe tjetër dhe që është futur në një video për TikTok. Videoja është hequr shumë shpejt dhe sistemet tona po punojnë për bllokimin e ripostimit të kësaj videoje nga përdorues të tjerë”.

Sipas rregullores së TikTok-ut, aplikacioni nuk lejon “përmbajtje shokuese, pamje të rënda, sadiste ose që promovojnë dhunë ekstreme apo vuajtje”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë