1 viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi ne maqedonine e veriut 1100x620

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 18 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet njoftojnë gjithashtu se ka ndërruar jetë një pacient, për një total prej 5468 viktimash që prej nisjes së pandemisë.

Vendi fqinj ka regjistruar 31 pacientë të shëruar ndërsa 437 raste mbeten aktive.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 155.487, numri I të shëruarve është 149.582 kurse I viktimave shkon në 5.468.