Balla reagon pas protestës së gazetarëve: Vazhdoni dialogun, do ta gjeni një zgjidhje me Kuvendin

balla 1100x620

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi vendimin e Kuvendit për të mos lejuar median të ndjekë punimet e komisioneve parlamentare.

Sipas tij, ky vendim vjen si përpjekje për t’u përafruar me eksperiencat më të mira të parlamenteve evropiane.

“Nuk ka pasur asnjë qëllim negativ nga ana e Kuvendit. Natyrshëm që ka pasur gjithmonë përpjekje për t’u përafruar me eksperiencat më të mira të parlamenteve evropiane. Të paktën mbulimi filmik me pamje dhe zë i veprimtarisë parlamentare të jetë sipas standardeve më të mira. Do të sugjeroja që të vazhdonit dialogun me Kuvendin dhe të gjeni një zgjidhje sipas standardit që kanë parlamentet e tjera. Unë kam parë në Bundestag që ka një vend të caktuar për gazetarët. Besoj se zgjidhja do të gjendet”, tha Balla.